Gjatë ditës së sotme, coronavirusi ua ka marrë jetën dy personave në Itali, duke e ngritur kështu në 2,253 numrin e përgjithshëm të vdekje nga kjo sëmundje vdekjeprurëse.
Si pasojë e këtyre dy vdekjeve, regjioni i Lombardisë është bllokuar përkohësisht, derisa 50 mijë banorëve, iu është kërkuar që të qëndrojnë në shtëpi, transmeton Telegrafi.
I pari që viq, ishte një 78-vjeçar që u nda nga jeta në spital, ku u pranua dhjetë ditë më herët, derisa ankohej se është i sëmurë nga gripi sezonal.
Viktima e dytë është një grua, e cila vdiq në shtëpi, duke bërë që të mbyllen menjëherë të gjitha dyqanet e asaj zone.
Në këtë regjion, janë pesë mjekë dhe dhjetë banorë të sëmurë me coronavirus, pasi kishin frekuentuar të njëjtën kafene, ku dyshohet se edhe janë sëmurë.
Sëmundja e coronavirusit, e njohur si Covid-19, deri më tani i ka infektuar 77,268 persona. /Telegrafi/