Më ndeshjen mes Gjilanit dhe Ballkanit që u mbyll pa gola është mbyllur edhe stinori vjeshtor.
Kjo ndeshje ishte shtyrë dhe i takonte xhiros së 16-të të Superligës së Kosovës.
Edhe përkundër barazimit dhe katër ndeshjeve radhazi pa fitore, Ballkani mbetet lider me 6 pikë më shumë se dy ndjekësit më të afërt, Llapi dhe Drita.
Pas 18 xhirove, Ballkani ka tubuar 40 pikë, duke marr 12 fitore, 4 barazime dhe 2 humbje.
Llapi dhe Drita kanë nga 34 pikë dhe kanë marr rezultate identike, nga 10 fitore, 4 barazime dhe 4 humbje.
Duke parë këtë ecuri, duket se lufta për titull do të mbetet e hapur deri në fund, por me suharekasit që janë dukshëm të avantazhuar me 6 pikë epërsi dhe pa ndeshje evropiane në pranverë.
Lufta për vendin e katërt
Malisheva që konsiderohet befasia e bukur e këtij kampionati, mban vendin e katërt me 29 pikë.
Në vendin e pestë është Prishtina, që është rekordmene e barazimeve, duke arritur 11 të tilla dhe duke tubuar 26 pikë.
Dukagjini ka 24 pikë dhe mban vendin e gjashtë, ndërsa Feronikeli është një vend mbi zonën play-off, me 21 pikë.
Mbijetesa
Në pozitën e play-offit është Gjilani që ka tubuar 18 pikë edhe pse e nisi më shumë vështirësi sezonin.
Fushë Kosova dhe Liria ishin skuadrat më të dobëta të kampionatit, duke u shkëputur nga pozitat që sigurojnë shpëtimin, pasi kanë vetëm nga 10, respektivisht 9 pikë. /Telegrafi/