Site icon Telegrafi

Mbyllet patinazhi bizar në të cilin ndodheshin pesëmijë peshq të ngordhur (Foto)

Në qytetin Kitakyashu të Japonisë, është hapur një patinazh i çuditshëm poshtë së cilit janë vënë pesëmijë peshq të ngordhur.

Në këtë formë është dashur të jepet ndjenja, se rrëshqitësit janë duke qëndruar mbi sipërfaqen e ngrirë të detit apo liqenit, por jo të gjithë po e pëlqejnë, transmeton Telegrafi.

Vendosja e 25 llojeve të ndryshme të këtyre krijesave, është konsideruar si abuzim me të drejtat e gjallesave. Peshqit janë vënë në rrathë, të shpërndarë e madje është krijuar edhe përshëndetja ‘HELLO’ që japë një pamje shumë bizare.

Ankesat dhe kritikat që i janë bërë këtij vendi, ka bërë që zyrtarët ta mbyllin dhe ta shkrijnë akullin për t’i larguar këto krijesa.

“Të gjithë peshqit janë blerë të ngordhur në dyqan të licencuar për shitje. Asnjë prej tyre nuk është zënë apo mbytur për këtë qëllim” është arsyetimi për rastin. /Telegrafi/

Exit mobile version