Site icon Telegrafi

Mbyllet pa gola pjesa e parë e derbit mes Juventusit dhe Interit

Është mbyllur pa gola pjesa e parë në mes të Juventusit dhe Interit.

Zonja e Vjetër është nikoqir i Nerazzurëve në derbin D’Italia që po zhvillohet në kuadër të javës së 26-të në Serie A.

Të dy skuadrat kishin shanse të mira për të kaluar në epërsi, mirëpo nuk arritën t’i konkretizonin ato.

Ishte minuta e tretë e lojës kur Ashley Young u rrëzua në zonën e rreptësisë së torinezëve duke kërkuar penallti, mirëpo gjyqtari bëri me shenjë që loja të vazhdojë.

Më pas Cristiano Ronaldo kishte një shans të artë, mirëpo goditja e tij u bllokua nga mbrojtja mysafire.

Kështu, pjesa e parë u mbyll pa gola, mirëpo në të dytën me gjasë do të kemi një ritëm më të lartë të lojës dhe skuadrat do të tentojnë të shënojnë. /Telegrafi/

Exit mobile version