Arsenali ka arritur të marrë një pikë të artë në udhëtim te West Ham United, në ndeshjen që përfundoi 3-3 në kuadër të javës së 29-të në Ligën Premier.
Pas vetëm 15 minutash lojë, Çekanët kaluan në epërsi me anë të Jesse Lingard që u asistua nga Michail Antonio.
Dy minuta më vonë (17’), vendasit dyfishuan epërsinë me anë të Jarrod Bowen, gjersa Lingard ishte në rolin e asistuesit.
This man right here 👏
🔥 @JesseLingard#WHUARS 2-0 (22) pic.twitter.com/ToVQMiUAN7
— West Ham United (@WestHam) March 21, 2021
Nuk vonoi shumë dhe erdhi edhe goli i tretë për skuadrën e David Moyes, derisa realizues ishte Tomas Soucke (32’) që shënoi me kokë nga një asistim i Antonios.
Por, Soucek më pas ishte i pafat, pasi në minutën e 38-të shënoi në portën e tij, duke ngushtuar rezultatin në 3-1.
What a performance. A fantastic first-half, but we've still got work to do! 💪#WHUARS
— West Ham United (@WestHam) March 21, 2021
Në 45 minutat e dytë, Mikel Arteta kishte frymëzuar lojtarët e tij për t’i barazuar shifrat.
Ishte minuta e 61-të, kur përsëri West Hami pësoi një auto-gol, tani përmes Craig Dawson.
LACAAAAAAAA!!! 🎺
⚒ 3-3 🔵 (82)#WHUARS pic.twitter.com/AvAV5nEXK8
— Arsenal (@Arsenal) March 21, 2021
The Gunners nuk u ndalën me kaq dhe i barazuan shifrat në 3-3 me anë të Alexandre Lacazettes (82’), me Nicolas Pepen që asistoi te francezi.
Pas javës së 29-të, Arsenali është ngjitur në pozitën e nëntë me 42 pikë, derisa në javën e 30-të do të takohet me Liverpoolin. /Telegrafi/