Telegrafi

Mbyllet pa fitues derbi mes Gjilanit dhe Dritës – këta të fundit lëshojnë kreun

Foto: Arkiv

Gjilani dhe Drita kanë barazuar 1-1 në kuadër të javës së 34-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Bardhëekaltrit e nisën ndeshjen më mirë, duke rrezikuar portën venase në minutën e tretë, por goditja ishte e pasaktë.

Gjilani më pas kërcënoi nëpërmjet Yll Hoxhës (4’), por as goditja e tij nuk ishte e saktë.

Dy minuta më vonë, Drita doli përpara me anë të Marko Simonovskit, por në vend ishte Enea Koliçi.

Mirëpo, Koliçi nuk ia doli të ndalte goditje e Rron Brojës (32’), që u asistua prej Besnik Krasniqit, që realizoi një gol të bukur.

Mevlan Zeka (36’) më pas goditi shtyllën e Dritës, që shpëtoi mrekullisht nga pësimi i golit dhe barazimi i rezultatit.

Edhe pjesa e dytë ishte e zjarrtë, me dy skuadrat që tentuan të shfrytëzonin gabimet e njëra-tjetrës.

Elton Cale i Gjilanit lëshoi një rast të artë, kur në minutën e 72-të nuk ia doli të shënonte nga afërsia.

Por, vendasit nuk u dorëzuan dhe ia dolën të shënonin golin e barazimit përmes Zekës, që realizoi për 1-1 nga penalltia në minutën e 82-të.

Pas javës së 34-të, Drita ka rënë në vendin e dytë 67 pikë, dy më pak se Ballkani që është rikthyer si lider, ndërsa Gjilani është në të tretin me 52 sosh. /Telegrafi/