Seanca plenare e kësaj të enjteje në Kuvendin e Shqipërisë është shoqëruar me tensione dhe debate mes disa deputetëve të opozitës dhe maxhorancës.
Ligjvënësit nga radhët e opozitës bllokuan foltoren e Kuvendit dhe përdorën zhurmues për të ndaluar mbarëvajtjen e një seance normale.
Kryetarja e Kuvendit kaloi direkt në votimin e projektligjeve të planifikuara në rendin e ditës të punimeve të Kuvendit.
Me propozim të kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste Bledi Çuçi u hoq nga rendi i ditës projektligji për lojërat e fatit.
Teksa parlamenti po votonte projektligjet, deputeti i PD-së dogji Edi Paloka dogji rregulloren e Kuvendit.
Sakaq pati dhe një përplasje mes deputetëve të opozitës, ku Petrit Doda nga radhët e Rithemelimit u përplas me deputetin Enkelejd Alibeaj, duke i shkuar te vendi dhe duke diskutuar me tone të larta.
U desh ndërhyrja e gardës për të normalizuar situatën.
Brenda 25 minutave maxhoranca miratoi pa diskutim të gjitha aktet e parashikuara në rendin e ditës. /Telegrafi/