Telegrafi

Mbyllet kopshti zoologjik në Suedi pasi një kobra e ‘zgjuar’ largohet nga ku ishte e mbyllur

Një kopsht zoologjik suedez është mbyllur pjesërisht pasi një kobër arriti të bëjë një arratisje mbresëlënëse nga rrethimi në fundjavë, me stafin i cili të hënën ishte ende në kërkim të endacakit helmues.

Gjarpri, i quajtur Sir Vas (Sir Hiss), u arratis të shtunën pas një zëvendësimi të një llampe në një terrarium dhe besohej se ishte diku në një tavan të brendshëm.

Ai ishte sjellë në kopshtin zoologjik vetëm disa ditë më parë.

Gjarpri tani është riemërtuar Houdini sipas artistit të famshëm të arratisjes, tha Jonas Wahlstrom, drejtor i Akuariumit Skansen, transmeton Telegrafi.

Stafi ka shpërndarë miell për të tentuar për ta gjurmuar zvarranikun e arratisur dhe gjithashtu kanë vendosur edhe kurthe ngjitëse, raporton cbsnews.com.

Ata kanë sjellë edhe kamera speciale të dizajnuara për të inspektuar tubacionet e ujërave të zeza, me qëllim që të kontrollojnë çarjet e paarritshme.

Terrariumi ka strehuar kobra mbretërore për rreth 15 vjet, por banorit të ri iu deshën vetëm disa ditë për të gjetur një rrugëdalje, tha Wahlstrom për AFP.

“Doli të ishte i zgjuar,” tha ai me shaka.

Ai shpjegoi se gjarpri i arratisur kishte një avantazh ndaj banorëve të mëparshëm: stafi e kishte zëvendësuar kohët e fundit llambën në krye të mbylljes me një llambë me energji të ulët. /Telegrafi/