Me dy takimet e sotme është mbyllur edhe java e 21-të në Superligën e Kosovës, ku nuk kanë munguar ndryshimet në renditje.
Drenica ka shënuar fitore përballë Flamurtarit në derbin kuqezi me rezultat 3-1.
Kjo ka bërë që Drenica të ngritët në renditje, duke u ngjitur në vendin e shtatë me 27 pikë.
Në anën tjetër përballje e skuadrave që zënë vendin e fundit, Vushtrria – Dukagjini është mbyllur në barazim 3-3, duke bërë që të mos ndryshojë renditja e tyre në fund.
Lider mbetet Ballkani që ka 44 pikë dhe si i vetëm e udhëheq Superligën.
Gjilani dhe Prishtina, ndajnë pozitat dy dhe tre me nga 41 pikë dhe kanë edhe golaverazh të njëjtë (+19).
Drita ka rrëshqitur në pozitën e katërt pas humbjes me 40 pikë.
Xhiro e 22-të zhvillohet në fundjavë dhe të hënë. /Telegrafi/