Telegrafi

Mbyllet java 22-të, ndryshime në renditje e IPKO Superligës

Me mbylljen e tri ndeshjeve të sotme është mbyll edhe java e 22-të në IPKO Superligën e Kosovës.

Flamurtari ka arritur ta mposht Ballkanin (2-1), duke e bërë sa më interesant garën për titull dhe mbijetesë.

Po ashtu sot fitoi edhe Feronikeli që mposhti Vushtrrinë me rezultat 2-0, ndërsa Drenica mposhti Dukagjini 3-1 si mysafir.

Të dielën Drita ka mposhtur Prishtinën (2-1), ndërsa Llapi ka fituar përballë Gjilanit.

Në ndeshjen e vetme të zhvilluar  të shtunën, Ferizaj e ‘tronditi’ Trepçën ’89 duke e mposhtur me rezultat 4-0.

Këto rezultate kanë bërë që renditja si në luftë për titull, po ashtu edhe për mbijetesë të mbetet e zjarrtë edhe në fazën e tretë.

Më poshtë e gjeni renditjen dhe rezultatet pas javës së 22-të.

/Telegrafi/