Me mbylljen e tri ndeshjeve të sotme është mbyll edhe java e 22-të në IPKO Superligën e Kosovës.
Flamurtari ka arritur ta mposht Ballkanin (2-1), duke e bërë sa më interesant garën për titull dhe mbijetesë.
Po ashtu sot fitoi edhe Feronikeli që mposhti Vushtrrinë me rezultat 2-0, ndërsa Drenica mposhti Dukagjini 3-1 si mysafir.
Të dielën Drita ka mposhtur Prishtinën (2-1), ndërsa Llapi ka fituar përballë Gjilanit.
Në ndeshjen e vetme të zhvilluar të shtunën, Ferizaj e ‘tronditi’ Trepçën ’89 duke e mposhtur me rezultat 4-0.
Këto rezultate kanë bërë që renditja si në luftë për titull, po ashtu edhe për mbijetesë të mbetet e zjarrtë edhe në fazën e tretë.
Më poshtë e gjeni renditjen dhe rezultatet pas javës së 22-të.
/Telegrafi/