Liverpooli e ka eliminuar Arsenalin nga 1/8 e finales së Carabao Cup me anë të gjuajtjes së penalltive, pasi koha e rregullt përfundoi me rezultat 5-5.
Pas vetëm gjashtë minutash lojë në ‘Anfield Road’, Shkodran Mustafi i kaloi The Reds në epërsi, pasi e futi topin në rrjetën e tij.
Por, The Gunners u këndellën shpejtë dhe i barazuan shifrat në 1-1 me anë të Lucas Torreiras (19’).
Skuadra nga veriu i Londrës më pas e përmbysi rezultatin me golin e shënuar nga Martinelli që shënoi në minutën e 26-të.
Mesfushori brazilian ishte teje i disponuar për lojë, pasi shënoi edhe golin e tretët dhe të dytin personal në ndeshje në të 36-në minutë.
Para se të mbyllej pjesa e parë, The Reds e ngushtuan epërsinë e Arsenalit me penalltinë e realizuar nga James Milner (43’).
Pjesa e dytë filloi më mirë nga mysafirët që e thelluan epërsinë me golin e Ainsley Maitland-Niles (54’), pas një gabimi që bëri kapiteni i Liverpoolit.
Ishte minuta e 58-të kur Adam Lallana asistoi për Alex Oxlade-Chamberlain që shënoi nga distanca një gol të bukur për 4-3.
Divock Origi (62’) u shërbye mjaftë mirë nga Curtis Jones, për t’i barazuar shifrat në 4-4, por që londinezët ishin më kërkues.
Arsenali arriti që ta rikthente epërsinë me anë të James Willock në minutën e 70-të, nga asistimi i Mattia Guendouzit, mirëpo vendasit i barazuan përsëri shifrat me golin e Origit (90’+4) që ishte i dyti për të në këtë takim.
Ndeshja më pas shkoi në gjuajtjen e penalltive, gjersa Liverpooli ishte më i saktë nga pika e bardhë, duke shënuar pesë, për dallim nga Arsenali që shënoi katër. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=qdRH82R_z7w
https://www.youtube.com/watch?v=bKFfMxr4NBk
https://www.youtube.com/watch?v=7-OlQL0WoKk
https://www.youtube.com/watch?v=mXoUbpQnyfQ
https://www.youtube.com/watch?v=7NqyN3NGF2g
https://www.youtube.com/watch?v=Fr9A5wQ7aaY
https://www.youtube.com/watch?v=hGcrQ6iu6ec
https://www.youtube.com/watch?v=ELCcJrH8CNM
https://www.youtube.com/watch?v=w7_lrmr1hHg