Derbi i Anamoravës në mes të Dritës dhe Gjilanit ka përfunduar pa gola në kuadër të javës së gjashtë në Superligën e Kosovës.
Takimi filloi mjaftë mirë për kampionin në fuqi, që rrezikoi me anë të Kastriot Rexhës në minutën e 14-të, mirëpo goditja e tij u bllokua nga Ylber Kastrati.
Drita vazhdoi iniciativën edhe në minutat në vazhdim të pjesës së parë, duke krijuar shanse të mira nëpërmjet Hamdi Namanit e Shababnit, por portieri Enea Koliqi ishte i sigurt.
Gjilani krijoi një shans të mirë me anë të Jackson Ferrerias në minutën e 44-të, por që goditja e tij përfundoi mbi portë.
Në pjesën e dytë, Gjilani e lëshoi një rast ideal, shkaku që Darko Nikaç ishte përballë me Faton Malokun, mirëpo që nuk arriti të gjuante në drejtim të portës.
Dy skuadrat tentuan deri në fund të merrnin tri pikë të plota, por e kishin të pamundur.
Drita aktualisht është në vendin e dytë me dhjetë pikë, ndërsa Gjilani në të tretin me një më pak. /Telegrafi/