Afati kalimtari në Superligën Kineze është mbyllur zyrtarisht me shpenzime rekord.
Kanë ndodhur plot 173 lëvizjet transferime në këtë afat kalimtar në Kinë .
Për këto lëvizje kanë kushtuar hiq më pak se 376 milionë euros, që është shifër rekord dhe historike për këtë kampionat.
Në dimrin e kaluar, kjo shifër ishte 344 milionë euro, kështu që rritja kësaj here është 32 milionë euro.
Lojtari më i shtrenjtë në këtë afat është Oscar që u ble për 60 milionë euro.
Pas tij vijnë blerje si ajo e Ighalo (23 milionë euro), Witsel (20), Pato (18), Ideye (12), Tevez (10.5) dhe Jonathan Soriano (10).
Blerjet nga viti i ardhshëm do të zvogëlohen, pasi që qeveria kineze ka marr vendim për zvogëlimin e shpenzimeve dhe zvoglëimin e lojtarëve të huaj.
Nga viti i ardhëm numri i të huajve do të jetë tre, pasi deri më tani ishte katër, plus një aziatik.
Klubet që shpenzuan më shumë janë: Hebei Fortune (77 milionë euro), Tianjin Quanjian (72 milionë euro) dhe Shanghai SIPG (67 milionë euro).
Kampioni dominues absolute i Kinës në futboll, Guangzhou Evergrande, ka investuar vetëm 9.6 milionë euro.
Pavarësisht nga këto investime të mëdha, rezultatet e ekipeve kineze në arenën ndërkombëtare nuk janë ende shumë të dukshme. /Telegrafi/