Në orën 19:00 janë mbyllur të gjitha vendvotimet në të cilat qytetarët e Maqedonisë së Veriut kanë mundur të votojnë në zgjedhjet presidenciale.
KSHZ-ja në konferencë për shtyp informoi se deri në orën 18:30 të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 39.71 përqind e qytetarëve të regjistruar në Litën Zgjedhore.
Pas mbylljes së vendvotimeve do të mund të votojnë vetëm personat të cilët kanë qenë në objektet të cilat është votuar, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në 3480 vendvotime në vend dhe 32 jashtë vendit, në zgjedhjet e gjashta presidenciale kanë mundur të votojnë 1.808.121 qytetarë të regjistruar në Listën Zgjedhore.
Vendvotimet janë hapur në orën 07:00, ndërsa një vendvotim në Komunën e Studeniçanit është hapur tre orë me vonesë.
Në këto zgjedhje për kryetar shteti në garë janë Blerim Reka, Gordana Siljanovska-Davkova dhe Stevo Penadorvski./Telegrafi/