Në orën 20:00 janë mbyllur të gjitha qendrat e vendvotimeve në Mal të Zi.
Në këtë shtet sot janë mbajtur zgjedhjet parlamentare.
Të drejtë votimi kanë pasur 528 mijë e 817 votues.
Sipas të dhënave nga Komisioni Qendror Zgjedhor i Malit të Zi, dalja e qytetarëve malazezë në zgjedhje deri në orën 19:00 ka qenë mbi 70 për qind.