Site icon Telegrafi

Mbyllen të gjitha vendvotimet në Maqedoni, arrihet censusi i nevojshëm

Në orën 19:00 janë mbyllur të gjitha vendvotimet në të cilat qytetarët e Maqedonisë së Veriut kanë mundur të votojnë për kryetarin e ri të shtetit.

KSHZ-ja në konferencë për shtyp informoi se deri në orën 18:30 të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 44.05 përqind e qytetarëve të regjistruar në Listën Zgjedhore, njofton Telegrafi Maqedoni.

Pas mbylljes së vendvotimeve do të mund të votojnë vetëm personat të cilët kanë qenë në objektet në të cilat është votuar.

Pritet që KSHZ-ja rezultatet e para përfundimtare t’i publikojë para orës 24./Telegrafi/

Exit mobile version