Telegrafi

Mbyllen gjashtë takimet në Kupën e Kosovës – Prishtina, Ballkani e Llapi kalojnë në rrethin tjetër

Kanë përfunduar gjashtë takime në kuadër të Kupës së Kosovës në fazën 1/16 e finales që filluan nga ora 12:30.

Vëmendja më e madhe ishte në dy takime, në mes të Kosovës së Prishtinës dhe Prishtinës, derisa Ballkani kishte punë me Dardanën.

Kampioni në fuqi nuk kishte aspak mëshirë për rivalin lokal, pasi u shënoi plotë gjashtë gola, derisa vendasit shënuan vetëm dy herë.

Ballkani në anën tjetër mori fitore minimale në udhëtim te Dardana, nuk fituar me epërsi minimale 1-0.

Më poshtë keni rezultatet e gjashtë takimeve të zhvilluara:

Flamurtari 1–0 Drenasi

A&N 5–1 Kika

Besa 0–2 Istogu

Onix 2–4 Llapi

Kosova VR 2–6 Prishtina

Dardana 0–1 Ballkani. /Telegrafi/