Ka përfunduar pjesa e parë mes Anglisë dhe Shqipërisë që po luhet në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror që zhvillohet në vitin 2026.
Tre Luanët shkuan në pushimin mes pjesëve me epërsi mininmale, 1-0.
Ishte një defanziv e shkëlqyer nga Shqipëria, duke mos lënë hapësira për lojtarët anglezë.
Mirëpo, në minutën e 20-të, Jude Bellingham lëshoi një pasim te saktë te anëtari i Arsenalit, Myles Lewis-Skelly, ku arriti të fitojë duelin me Jasir Asanin dhe të kalojë Anglinë në epërsi.
Shqipëria shpresoi për penallti në minutën e 28-të, kur Dan Burn u duk se luajti me dorë, por gjyqtari sinjalizoi se loja duhej të vazhdonte.
Në minutën e 35-të, Bellingham mendoi se do ta mposhte Thomas Strakoshën, mirëpo gardiani ynë bëri një pritje të lehtë.
Shqipëria në këta 45 minutat e parë nuk arriti të gjente hapësira të dilte përpara, andaj ky është një sinjal se Sylvinho duhet të inkuadroj lojtarë më të shpejtë në ofanzivë si Armando Broja dhe Arbër Hoxha. /Telegrafi/