Ka përfunduar pjesa e parë në mes të Real Madridit dhe Barcelonës, në derbin që po luhet në kuadër të javës së nëntë në LaLiga.
Pas vetëm 12 minutash lojë, Los Blancos kaluan në epërsi me golin e Karim Benzemas, me një asistim të Vinicius Junior.
Por, katalunasit filluan të merrnin vetën dhe lëshuan një rast të artë përmes Robert Lewandowskit që nuk ia doli ta fuste topin në rrjetën e zbrazët.
Lewy fires over the bar from the doorstep!#ElClásico
— FC Barcelona (@FCBarcelona) October 16, 2022
Mbretërit vazhduan me lojë të fortë, dhe e ndëshkuan për herë të dytë skuadrën që drejtohet nga Xavi Hernandez.
Ishte Ferland Mendy, ai që asistoi te Federico Valverde (35’), që nga jashtë zonës, e mposhti portieri Marc Andre ter Stegen për 2-0.
Duket se edhe 45 minutat e dytë do të jenë kaq të zjarrtë, duke parë lojën dinamike që po zhvillojnë dy skuadrat. /Telegrafi/
https://twitter.com/marthosky/status/1581660376265281536
FEDERICO VALVERDE WHAT A GOAL! pic.twitter.com/8k83twEicG
— TC (@totalcristiano) October 16, 2022