Naim Bunjaku – Xuxi dhe Xheneta Fetahu janë përfshirë në një debat të ashpër ditën e djeshme (e martë).
Derisa po qëndronin në oborr, modelja hodhi disa akuza ndaj këngëtarit, duke thënë se i ka sharë të gjithë këtu që janë brenda dhe se për këtë u dërgua në nominim.
E kjo gjë duket t’i ketë penguar artistit të njohur, i cili iu drejtua në një formë më të egër banores, e madje eskaloi edhe në fjalë.
Pjesë nga biseda e tyre:
Xheneta: Ti mos ma çel gojën se po ta lë edhe naj ditë.
Xuxi: Mua a.
Xheneta: Prej ditës së parë i ke sharë të gjithë këtu.
Xuxi: Unë kam sharë a.
Xheneta: Sa herë të kanë thirr në dhomën e rrëfimit që ke sharë, të gjithëve këtu, edhe në dhomë të gjumit.
Xheneta: Je në moshë të babait tim të paktën respekt.
Xuxi: Mbylle atë gojë, mos më shurdho shumë ti mua. Oj bukuroshe, se ti e kishe gojën më të madhe se vetë që je.
Xheneta: Po valla shumë të madhe e kam, për me ia tregu vendin njerëzve.
Xuxi: Nale atë gojë të katunit. Ti koke budall bre, kë e kam sharë. Hajt provo kur të ndalen dritat e bëj zhurmë aty, të tregoj. Hajde ta shohim. Kush je bre ti, kush të njeh ti. Hiç kërrkushi nuk je.
Xheneta: Dikush më ka njohur mua pasi jam këtu. /Telegrafi/