Reperi Drake, 33-vjeçar – emri i vërtetë i të cilit është Aubrey Drake Graham, tregoi koleksionin e tij të gjerë të tatuazheve gjatë pushimeve të tij në Barbados ndërsa u fotografua pa bluzë në plazh.
Në shumicën e artit të tij trupor përfundimisht duket se gjenden portretet e anëtarëve nga familja e tij më e afërt dhe më e dashur, përfshirëprindërit, producentin dhe mentorin Lil Wayne por mbase pjesët më interesante janë këngëtarja e ndjerë Aaliyah dhe këngëtarja britanike, Sade.
Drake padyshim nuk e njihte personalisht Aaliyah – emri i plotë i së cilës ishte Aaliyah Dana Haughton – pasi ajo vdiq në një aksident avioni më 25 gusht të vitit 2001, por ai ka shprehur një obsesion me të gjatë gjithë karrierës së tij, shkruan DailyMail.
Në gusht të vitit 2010, ai madje i shkruajti një letër të ndjerës në nëntë vjetorin e vdekjes së saj, ku shkroi: “Jo vetëm që isha një nga fansat tuaj më të mëdhenj, por isha vërtet i dashuruar me ju”.
Reperi kanadez gjithashtu ka jo një por dy tatuazhe kushtuar një artiste tjetër femër, e quajtur Sade.
Ai ka dy portrete të këngëtares 61-vjeçare të lindur në Ibadan, Nigeri – emri i plotë i së cilës është Helen Folasade Adu CBE, të cilën e takoi në turneun e tij evropian dhe u mahnit plotësisht nga ajo.
Drake dikur tha për Sade: “Nota e saj është aq e fortë dhe ajo është një grua kaq e mahnitshme, por melodia që zgjedh të përdorë dhe zëri i saj e ka atë ndjenjën e errët dhe seksi që ka pasur deri më tani”.
Drake nuk do të kishte suksesin që pati në muzikë pa mentorin e tij, reperin Lil Wayne dhe producentit ’40’, të cilëve ai gjithashtu u ka dedikuar nga një tatuazh.
Tatuazhi i tij i portretit të Wayne është në tricepin e majtë të Drake, pasi reperi me bazë në New Orleans e ndihmoi atë të rritet drejt suksesit përmes label-it të tij “Young Money Entertainment”. /Telegrafi/