Studentja nga Belgjika ka mbushur dhomën e saj me 60 bimë, në mënyrë që të kalojë kohën në karantinë me macet e saj në një “mini-xhungël”.
Nëse nuk keni kopsht në shtëpi, mund të sjellni natyrën brenda, pavarësisht sa pak hapësirë keni.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, studentja Mirthe 22-vjeçare, jeton aktualisht me nënën e saj pasi u kthye në shtëpi gjatë pandemisë së coronavirusit. Ajo kishte nevojë për gjelbërim, por posedonte vetëm dhomën e saj të gjumit për të eksploruar brenda.
Mirthe mbushi dhomën e saj të gjumit me 60 bimë, të grumbulluara në çdo cep dhe shfrytëzoi secilën sipërfaqe për ta shndërruar atë vend në një “mini-xhungël”.
Ajo tani po kalon kohën e saj në mbyllje duke punuar në artin e saj, dhe duke studiuar kujdesin e kafshëve, hapësira e saj e mbushur me bimë, u plotësua me shoqërinë e dy maceve, Aiko dhe Kamill. /Telegrafi/