Këngëtarja e njohur shqiptare, Morena Taraku, ka kohë që ka bërë një distancim nga mediat dhe rrjetet sociale.
Bukuroshja, e cila jeton dhe vepron prej vitesh në Turqi, ishte më pak aktive në llogaritë e saj – ku numëron miliona njerëz.
Megjithatë, ajo tërhoqi vëmendje me disa postime që ka ndarë së fundmi në InstaStory.
E njëjta publikoi disa trëndafila, të cilat siç shihet i ka dhuratë, por që janë punuar në një mënyrë të veçantë.
“Çfarë mendoni për këtë? Një art i vërtetë për të shprehur dashurinë”, shkroi në një postim.
“Të dua”, shtoi në një tjetër postim – ku nuk ka ndarë më shumë detaje se nga kush u surprizua.
Nuk dihet nëse Taraku ka nisur një lidhje të re dashurie, meqë prej kohësh ka qenë e tërhequr, megjithëse pritet të shihet në vazhdim. /Telegrafi/