Site icon Telegrafi

Mburrej se është patriot i zjarrtë për Kosovën, por Stresi nuk e di as kush ishte president në shpalljen e Pavarësisë së saj e as kompozitorin e himnit

Reperi i njohur shqiptar, Arkimed Lushaj – Stresi, e ka theksuar disa herë me mburrje ndjenjën e tij të patriotizmit.

Ai ka dolur në veçanti për atdhedashurinë që ka ndaj Kosovës, duke përmendur heronjtë e luftës si dhe gatishmërinë për të luftuar për këtë vend, në rast se do të ishte nevoja prap.

Mirëpo mburrjen se e njeh historinë e Kosovës, reperi tropojan ka dështuar ta dëshmojë në praktikë, pasi nuk ka qenë në gjendje t’i përgjigjet dy pyetjeve fare të thjeshta.

Lexo po ashtu Bruno në BBVK nuk i di shtetet me të cilat kufizohet Kosova, mezi i numëron tri prej tyre

Në kuizin e drejtuar nga vëllai i madh, Stresit i ka rënë pyetje se “kush ka qenë president në kohën kur Kosova u shpall shtet në vitin 2008”.

Ai u përgjigj gabimisht duke thënë Hashim Thaçi, i cili në atë kohë ishte kryeministër, gjersa president i aso kohe ishte Fatmir Sajdiu. Ai e gjeti përgjigjen e saktë vetëm disa minuta më vonë kur u ndihmua nga të tjerët.

Stresi nuk denjoi fare të përgjigjet në pyetjen tjetër e cila ishte “Kush është kompozitori i himnit të Kosovës?” – gjë për të cilën reperi theksoi se banorët kishin diskutuar para pak ditësh.

Pavarësisht se e kanë diskutuar në shtëpi, reperi nuk kishte njohur për autorin e himnit të Kosovës, i cili është Mendi Mengjiqi. /Telegrafi/

Exit mobile version