Dominic Lowe dhe i biri tij Jon, kanë nisur punën në mbulimin e dyshemesë së garazhit të tyre që ndodhet në Somerset të Anglisë, me monedha metalike prej dy peni.
Gjysmën e parave, ata e kanë pastruar duke e futur në Coca Cola, teksa pjesa tjetër ka pamjen origjinale, transmeton Telegrafi.
Në këtë formë, ata kanë krijuar kontrastin që iu ndihmon të formojnë mozaikun në hapësirën e gjerë pesë me pesë metra.
“Kam parë një dysheme të tillë në internet dhe vendosa ta krijoj edhe në shtëpi”, ka thënë Lowe lidhur me rastin.
Ata kanë siguruar 37,500 monedha që vlejnë rreth 800 euro, ndërsa deri më tani e kanë një pjesë të konsiderueshme të mbulimit. /Telegrafi/