Telegrafi

Mbrojtja nuk do të kërkojë që Zoran Zaev të dëshmojë në rastin “Monstra”

Mbrojtja e të akuzuarve në rastin “Monstra” nuk do të kërkojë që kryeministri Zoran Zaev të ftohet si dëshmitar, në lidhje me procesin gjyqësor për vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës në vitin 2012.

Avokati Naser Raufi për Telma tha se nuk e kanë ndërmend të ftojnë kryeministrin të dëshmojë, pasi besojnë që ai i ka dorëzuar gjitha inçizimet tek Prokuroria Speciale (PSP), përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ndërsa nga PSP nuk zbulojnë nëse Zaev do të jetë në listën e dëshmitarëve të cilët do të ftohen në seancën e radhës.

Përndryshe, të drejtë për të ftuar dëshmitarë për rastin ka edhe gjykatësi, pasi kjo lëndë gjykohet sipas Ligjit të vjetër të procedurës penale.

Kryeministri Zoran Zaev dje deklaroi se gjitha materialet e përgjuara i ka dorëzuar tek PSP-ja, duke përfshirë edhe ata që kanë të bëjnë me rastin “Monstra” dhe se është i gatshëm që të dëshmojë në këtë rast, nëse një gjë të tillë e kërkon gjykata.

Ndërsa prokurorja Fatime Fetai ka deklaruar se PSP-ja do të shfrytëzojë të gjitha resurset teknike dhe njerëzore që të e vërteta të dalë në shesh për këtë rast./Telegrafi/

Lexo po ashtu Zaev: Do të dëshmoja në rastin “Monstra”, nëse kërkon gjykata