Telegrafi

Mbrojtja nga dielli

Mr.Ph. Krenar Dobroshi
Qendra estetike-kozmetike “Estethica”
facebook.com/estethica.prishtine
044/049 344-284, 038/733-407

Ekspozimi i vazhdueshëm në diell është njëri ndër veprimet më të dëmshme për lëkurë. Rrezet e diellit mund ta depërtojnë shtresën mbrojtëse të lëkurës, duke arritur në furnizimin e hidrimit natyral të lëkurës dhe duke i tretur ato.

Zgjidhje: Nëse dëshironi të kaloni kohë në ambient të hapur, duhet të përdorni kremra kundër diellit me faktor të lartë pavarësisht motit, qoftë me shi apo me diell.

Zgjidhni kremin që përmban mbrojtës ndaj rrezeve UVA dhe UVB. UVA janë të përgjegjshme për dëmtim, plakje të parakohshme dhe rrezikim të shëndetit, ndërsa UVB shkaktojnë djegie. Faktori mbrojtës të jetë së paku 20 dhe sipër. /Telegrafi/