Mbrojtja e gjeneralit serb, i akuzuar për krime lufte në Bosnje dhe Hercegovinë, Ratko Mlladiç, kërkoi të martën para trupit gjykues të Tribunalit të Hagës lirimin e ish-komandant i Ushtrisë së Republikës serbe, Ratko Mlladiç.
Ditën e fundit të argumenteve mbyllëse në gjyqin e Mlladiçit në Hagë, avokati i tij mbrojtës Dragan Ivetiç tha në gjykatë se i vetmi vendim i drejtë dhe i saktë është një lirim nga akuzat për shkak të faktit se Prokuroria nuk ka arritur të vërtetojë fajësinë e tij.
Mlladiç është i akuzuar për krim të organizuar dhe persekutimin e myslimanëve dhe kroatëve gjatë luftës në Bosnjë dhe Hercegovinë nga viti 1992 deri më 1995, transmeton KosvaPress.
Ai për vite të tëra i ka ikur drejtësisë, duke u fshehur në Bosnje dhe në Serbi.