Site icon Telegrafi

Mbrojtja e Zaevit kërkon ndarje të dëshmive të mbledhura, ngjashëm si për komunën Qendër

Është mbajtur seanca për lëndën ”Ryshfeti”, ku i dyshuar është Zoran Zaevin, tani kryeministër, e dikur kryetar komune në Strumicë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas Makfax, mbrojtja e Zaevit ka kërkuar që gjykata t’i ndajë dëshmitë e mbledhur me veprime të posaçme hetimore. Kjo kërkesë u bazua në vendimin e mëhershëm të gjykatëses Tatjana Mihajllova për rastin ”Dhunë në komunën Qendër”.

Dëshmitari kryesor në këtë rast, afaristi Ivan Nikollovsë Saçevaliev, nuk ishte i pranishëm në gjyq. Akuza e rëndon Zaevin për gjoja kërkim ryshfeti prej 2 euro për metër katror për një tokë ndërtimore në Strumicë./Telegrafi/

Exit mobile version