Site icon Telegrafi

Mbrojtja e Zaevit ka kërkuar marrje të kompetencave të prokurorit që e udhëheq rastin ‘Mitëmarrje’

Mbrojtja e kryetarit të opozitës, Zoran Zaev ka kërkuar marrjen e kompetencave të Prokurorit publikut, Vlladimir Milloshevskit i cili e udhëheq rastin “Mitëmarrja”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ekipi i avokatit të Zaevit përpara më shumë se një viti ka ngritur padi penale kundër Milloshevskit deri te Prokuroria Speciale Publike dhe nga atje kanë raportuar se janë duke vepruar ndaj rastit. Përderisa PSP nuk është deklaruar për rastin, mbrojtja ka kërkuar të ndalojë procedura për rastin “Mitëmarrja”.

Milloshevski ngarkohet për bashkëpunim në krim, abuzim të masave të posaçme hetimore, shkelja të të drejtave të mbrojtjes.

‘Ka tregues të fortë se Milloshevski është pjesë e një komploti kriminal dhe ka keqpërdorur pozitën zyrtare për qëllime politike’, tha Zaev.

Gjykata urdhëroi Prokurorinë publike që brenda dy orëve, ose jo më vonë se tri ditë të vendosë lidhur me kërkesën për heqjen e kompetencave të Prokurorit. /Telegrafi/

Exit mobile version