Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka vazhduar së zbatuari planin operativ “Mbrojtja e pyjeve 2021”, lidhur me prerjen e pyjeve dhe transportit ilegal të drunjtëve.
Në kuadër të këtij aksioni, policia mbrëmë në fshatin Pleshinë e Epërme të Ferizajt, ka hasur në dy persona të dyshuar, me dy traktor të ngarkuar me drunjtë.
Të njëjtit, policia i ka shoqëruar në stacionin policor të Ferizajt dhe pas intervistimit, me vendim të Prokurorit të PTH-Ferizaj, të njëjtit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.
Policia, vetëm nga data 26 prill – 18 maj 2021, ka realizuar këto aktivitete në rajonin e Ferizajt.
Pika kontrolli – 363
Persona të legjitimuar – 193
Mjete të kontrolluara të transportit të drunjtëve – 76
Raste penale të iniciuara -5
Persona të arrestuar -3
Mjete të sekuestruara për transportin e drunjtëve – 6 dhe ka konfiskuar sasi të konsiderueshme e drunjtëve.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me aktivitete të tilla edhe në ditët në vijim, në parandalim të prerjeve të pyjeve dhe transportit ilegal të drunjtëve. /Telegrafi/