Telegrafi

“Mbrojtja e pyjeve 2021”, Policia me aksion në Ferizaj

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, në vazhdën e shumë aktiviteteve që po zhvillon, ka nisur së zbatuari planin operativ  “Mbrojtja e pyjeve 2021”, lidhur me prerjen e pyjeve dhe transportit ilegal të drunjtëve .

Në kuadër të këtij aksioni policia gjatë kësaj periudhe, në bashkëpunim edhe me Inspektorët e Ministrisë së Bujqësisë-Agjencinë Pyjore të Kosovës, ka realizuar këto aktivitete :

• Pika kontrolli – 53
• Persona të legjitimuar – 69
• Mjete të kontrolluara të transportit të drunjtëve – 44
• Fletëparaqitje – 23
• Mjete të sekuestruara për transportin e drunjtëve – 9
• Sasia e konfiskuar e drunjtëve – 41.7 m/3

Në njoftimin e bërë për media thuhet se “Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me aktivitete të tilla edhe në ditët në vijim, në parandalim të prerjeve të pyjeve dhe transportit ilegal të drunjtëve” /Telegrafi/