Përfaqësuesit e Ekonomive shtetërore të energjisë elektrike të vendeve të Ballkanit vlerësojnë se institucionet financiare ndërkombëtare, si Banka botërore dhe Banka evropiane e investimeve, duhet më shumë të financojnë projektet e reja për ndërtim të centraleve hidroelektrike në Ballkan. Kjo u diskutua në debatin e konferencësHydro Power Balkans 2017 që mbahet në Podgoricë, ku u diskutua për problemet në planifikimin dhe ndërtimin e centraleve të reja në rajon.
Pjesëmarrësit nga vendet e rajonit u pajtuan se është i nevojshëm shpejtimi i procesit të komplikuar të harmonizimit të një pjese të ligjeve vendore me ligjet e BE-së në pjesën e mbrojtjes së mjedisit jetësor, sepse institucionet financiare ndërkombëtare kyçen në financimin vetëm të projekteve për hidrocentrale të reja të cilat i kënaqin standardet e larta të BE-së në lidhje me mbrojtjen e mjedisit.
Përfaqësuesit e SHA ELEM në konferencë e shprehën përkushtimin për investim të domosdoshëm në prodhimin e këtij lloji të energjisë elektrike, si lloj i pastër dhe në kontekst afatgjatë janë më ekonomike dhe prezantuan projektet e ardhshme zhvillimore, hidrocentralet Çebren dhe Galishte dhe një pjesë e luginës së Vardarit. Këto projekte ngjallën interesim te investitorët ndërkombëtar, si dhe te prodhuesit e pajisjeve për shkak se nuk ndodhen në rajone të mbrojtura për të cilat vlejnë rregulla të veçanta./Telegrafi/