Telegrafi

Mbrojtja e Milanit me dy shqiptarë

Drejtues të Milanit po mendojnë që sezonin e ri të përforcojnë skuadrën, ndërsa Adriano Galiani do të udhëtojë drejt Spanjës për të finalizuar me sukses transferimin e dy lojtarëve me origjinë shqiptare.

I pari emër që qarkullon prej kohësh është mbrojtësi argjentinas me origjinë arbëreshe, Mateo Musacchio i cili luan për skuadrën e Villarrealit.

Transferimi i tij në ‘San Siro’ është i mundshëm ku kuqezinjtë pritet të shpenzojnë rreth 20 milionë euro.

Lexo po ashtu Milan afër shitjes, ja kur do blihen 70 për qind të aksioneve

Në listën e dëshirave të drejtuesit të Milanit është edhe mbrojtësi i Valencias, Shkodran Mustafi i cili ishte pjesë e Kampionatit Evropian duke realizuar edhe një gol.

Dy mbrojtësit janë në ‘radarin’ e Milanit e cila ka shfaqur një interesim të madh për të kompletuar këto lëvizje.

Lexo po ashtu të gjitha lajmet për lojtarët shqiptarë