Site icon Telegrafi

Mbrojtja e Enver Hasanit nuk do të kërkojë vërtetimin e imunitetit funksional

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, nuk do të kërkojë nga Gjykata Themelore e Prishtinës që të vërtetojë imunitetin funksional kur të fillojë gjykimi ndaj tij, nën akuzat për falsifikim të dokumentit zyrtar dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare në kohën sa ishte në krye të Kushtetueses, shkruan sot Koha Ditore.

Edhe pse vazhdimisht është bazuar në imunitet funksional, avokati i tij mbrojtës, Bajram Tmava, ka thënë se nuk do ta shtrojë këtë çështje në gjykatë, me arsyetimin se këtë ia garanton Kushtetuta.

Këtë deklaratë avokati e ka dhënë pas dështimit të mbajtjes së seancës fillestare të premten, ani pse është planifikuar qe afro tri javë.

Shtyrjen e gjykimit gjyqtari i rastit, Shasivar Hoti, e ka arsyetuar me mungesën e prokurorit Abdurrahim Islami.

Afro tre muaj Tmava ka thënë se të gjitha institucionet gjyqësore më të larta me parashtresa të veçanta kanë kërkuar që çështja penale ndaj Hasanit të caktohet sa më parë.

Exit mobile version