Telegrafi

Mbrojtësi i Uellsit do të përpiqet ta huazojë aeroplanin 10 milionësh të Bale që familja e tij të udhëtojë për në Shqipëri

Foto: Getty Images/Instagram

Miqësorja mes Kombëtares së Shqipërisë dhe asaj të Uellsit ka marrë vëmendjen e mediave të mëdha botërore.

Së pari për shkak të pjesëmarrjes së Gareth Bale në këtë ndeshje përkundër dëshirës së Real Madridit, pastaj edhe pse aeroplani privat i 29-vjeçarit mund të aterojë në Tiranë.

Bale do të udhëtojë me skuadrën në aeroplanin e përbashkët, por është familja e mbrojtësit Chirs Gunter që pritet të zbarkojë në Shqipëri me aeroplanin privat 10.5 milionë eurosh.

Bale dhe në prapavijë aeroplani i tij privat 10 milionësh

Gunter në miqësoren e Elbasnit pritet të bëhet lojtari me më së shumti paraqitje për Përfaqësuesen e Uellsit dhe në këtë arritje ai dëshiron që të jetë pjesë edhe familja e tij.

Lexo po ashtu Bale ka vendosur të bëjë 4,052 kilometra për t'u përballur me Shqipërinë, Realit nuk po i pëlqen kjo

“Do ta pyes Gaz (Balen) nëse mund ta huazoj aeroplanin  tij. Shqipëria nuk është vend i lehtë për t’u arritur, por nëse tifozët e uellsit mund ta bëjnë, besoj se edhe unë mund të gjejë një mënyrë për të sjellë disa familjarë këtu”, ka thënë Gunter para paraqitjes së tij numër 93.

Chris Gunter në duel me Paco Alcacer në miqësoren Uells-Spanjë (Foto: Stu Forster/Getty Images/Guliver)

Në miqësoren e së martë në Elbasan pritet të udhëtojnë rreth dy mijë tifozë nga Uellsi.

Por, normalisht që stadiumi pritet të jetë i mbushur edhe nga tifozët shqiptarë pasi të shikosh Balen nga afër është një mundësi që nuk të vjen shpesh. /Telegrafi/

Bale brenda aeroplanit të tij privat