Telegrafi

Mbrojtësi të largohet nga Prishtina

Mbrojtësi Përparim Islami kërkon që të largohet nga Prishtina, edhe pse ka kontratë edhe për një vit.

Burime të Gazetaolle.com brenda klubit bëjnë të ditur se futbollisti, i cili aktivizohet si mbrojtësi djathtë, kërkon që ta shkëpusë kontratën më klubin nga kryeqendra.

22-vjeçari gjatë karrierës së tij ka qenë pjesë edhe grupmoshave të reja të Përfaqësueses së Kosovës, derisa është aktivizuar në ekipe si Hysi, Drita, Kukësi dhe Hajvalia para si t’i bashkohej Prishtinës.