Telegrafi

Mbrojtësi i Shakhtar Donetsk, Viktor Kornienko i bashkohet ushtrisë ukrainase në luftën kundër Rusisë

Mbrojtësi i klubit Shakhtar Donetsk, Viktor Kornienko, ka konfirmuar se po ndihmon Forcat e Armatosura të Ukrainës, ndërsa ato vazhdojnë të luftojnë kundër pushtimit rus.

Mbrojtësi 23-vjeçar, i cili ka bërë dy paraqitje për Ukrainën pasi bëri debutimin e tij ndërkombëtar vitin e kaluar kundër Republikës Çeke, është personi i fundit nga bota e sportit që lufton në vijën e parë të frontit.

Në një postim në faqen e tij zyrtare në Instagram, Kornienko ka konfirmuar se tashmë i është bashkuar ushtrisë së popullit të tij në luftën kundër pushtimit rus.

Lexo po ashtu Ish-kampionët e boksit në peshat e rënda, vëllezërit Klitschko, kapin armët për të mbrojtur Ukrainën

“Unë jam në Ukrainë, po ndihmoj Forcat e Armatosura. Lavdi Ukrainës. Që të mund të shkatërrojmë rusët e qi**. Lavdi Ukrainës”, ka shkruar Kornienko.

 

Një numër sportistësh kanë marrë armët në Ukrainë për të mbrojtur vendin e tyre, duke përfshirë vëllezërit e boksit Wladimir dhe Vitali Klitschko.

Lexo po ashtu Oleksandr Usyk i bën thirrje presidentit rus Vladimir Putin që të anulojë pushtimin e Ukrainës

Që kur Putin shpalli luftë të enjten, Vitali Klitschko, i cili ka qenë kryetar i Kievit që nga viti 2014, ka thënë se është gati të luftojë përkrah vëllait të tij.

Kampioni i botës në peshat e rënda të boksit, Oleksandr Usyk, gjithashtu u rikthye në Ukrainë të enjten mbrëma dhe lëshoi ​​një mesazh të fortë për bashkatdhetarët e tij. /Telegrafi/