Kenny Lala është njëri nga mbrojtësit më të mirë këtë edicion në Ligue 1.
Mbrojtësi i krahut të djathtë që po aktivizohet me Racing Strasburg ka shkëlqyer këtë edicion në elitën e futbollit francez.
Në 30 ndeshje të zhvilluara, Lala ka shënuar katër gola dhe ka bërë nëntë asistime këtë edicion.
Falë kësaj forme fantastike, Lala është bërë objektiv i dy skuadrave të mëdha angleze Manchester City dhe Arsenal.
Kontrata e tij me Strasburgin skadon pas dy viteve, ndërsa klubi francez është gati ta lë të lirë nëse vije një ofertë prej 25 milionë eurove.
Gjithsesi për mbrojtësin interesim kanë shprehur edhe dy skuadrat gjermane Borussia Dortmund dhe RB Leipzig. /Telegrafi/