Telegrafi

Conte do një mbrojtës nga Serie A

Pas refuzimit për Kalidou Koulibaly dhe Nikola Maksimovic, Chelsea ka fokusuar interesimin e te mbrojtësi i Lazios, Stefan de Vrij.

Napoli refuzoi ta shiste Koulibalyn këtë verë, ndërsa edhe alternativa tjetër e Bluve – qendërmbrojtësi i Torinos, Maksimovic – duket se do të shkojë në Stadio San Paolo për 26 milionë euro.

Lexo po ashtu Conte: Kemi nevojë për mbrojtës

SportItalia bën të ditur se Antonio Conte është i vendosur të marrë një mbrojtës nga kampionati italian dhe ka hedhur interesimin te De Vrij.

Çmimi i 24-vjeçarit është 25 milionë euro plus bonuset në lidhje me performancën.

Lazio e bleu lojtarin në vitin 2014 nga Feyenoordi për shtatë milionë euro. /Telegrafi/