Telegrafi

Mbrojtësi më i mirë i Unitedit poshtërohet nga lojtarët e rinj të Chelseat (Video)

Phil Jones është paraqitur vetëm në nëntë ndeshje këtë sezon për Manchester Unitedin.

Mbrojtësi anglez kishte disa muaj larg fushave për shkak të lëndimit, por tani duke se ai është gati t’i ndihmojë Djajtë e Kuq në rrugën drejt Ligës së Kampionëve.

Jones e bëri rikthimin, por te ekipi i U-21 në barazimin e tyre 1-1 kundër Chelsea U21.

Por, kjo nuk ishte nata e tij pasi mbrojtësi anglez u driblua dy herë në mes të këmbëve nga talentët e Bluve.

Më poshtë keni video se si Jones u poshtërua nga lojtarët e rinj. /Telegrafi/