Mbrojtësi i Marseille, Duje Caleta-Car, ka zbuluar se ai refuzoi një ofertë të Liverpoolit në janar.
Liverpooli ishte i lidhur shumë me Caleta-Car gjatë afatit kalimtar të dimrit, pasi Jurgen Klopp donte të forconte mbrojtjen pas shumë dëmtimeve në këtë repart.
Lojtari e ka konfirmuar se ka pasur një ofertë zyrtare nga kampionët e Ligës Premier.
“Kam marrë një ofertë nga Liverpooli. Ishte një nder për mua të dija që një klub i tillë më donte. Ne vendosëm me klubin që të qëndroja”.
“Marseille është gjithashtu një klub i shkëlqyeshëm dhe unë ende kam shumë për të bërë këtu”, ka thënë Caleta-Car para gazetarëve.
Caleta-Car që është bashkuar me Marseille nga Red Bull Salzburg në vitin 2018, ka 130 paraqitje me klubin francez. /Telegrafi/