Qentë janë miqtë tanë më të mirë, mirëpo kur pronarët janë shumë të vegjël ata bëhen edhe mbrojtësit më të mëdhenj të tyre.
Këtë pikërisht e ka treguar edhe ky qen i mrekullueshëm, transmeton Telegrafi.
Shumica konsiderojnë që të kenë kanakarin shtëpiak derisa fëmijët të jenë të vegjël, nuk është ide e mençur.
Mirëpo, në të shumtën e herëve jemi bindur që ato thënie nuk janë të sakta.
Qentë i duan fëmijët e vegjël dhe derisa rriten bashkë ata me kohë bëhen miqtë më të mirë.
Edhe një dëshmi që është ashtu mund të shihet nga xhirimi në të cilin një nënë vendos që të testojë kanakarin e vet dhe të shohë se si do të reagojë kur i bërtet bebes së vet.
Edhe pse e gjitha ishte e kurdisur, është e pabesueshme se si ky kanakar ka reaguar.
Shikojeni: