Telegrafi

Mbrojtësi i Liverpooli i bëri Ibrahimovicin e Kessien të duken si ‘amator’ me vetëm një lëvizje

Nat Phillips duket se ka arritur të pushtojë rrjetet sociale me vetëm një lëvizje që bëri në duelin mes Milanit dhe Liverpoolit.

Mbrojtësi i The Reds startoi mbrëmë në fitoren 2-1 ndaj Rossonerëve, por vëmendja tek ai ishte në pjesën e dytë.

Kur po kalonte minuta e 68-të e takimit në San Siro, 24-vjeçari i futur nën presion nga Zlatan Ibrahimovic e Franck Kessie, ia doli mjaft mirë t’i shmangte të dy.

Me vetëm një rrotullim, dyshja e Milanit nuk ia dolën as që të prekin topin, madje mesfushori nga Bregu i Fildishtë edhe u rrëzua.

Natyrisht se kjo lëvizje e tij po komentohet shumë në rrjetet sociale, duke ditur se ishte përballë dy lojtarë me eksperiencë të madhe dhe që lehtësisht mund ta humbiste topin, por që ia doli mjeshtërisht. /Telegrafi/