Site icon Telegrafi

Mbrojtësi i Kosovës, Lum Rexhepi i bashkohet gjigantit shqiptar Partizani

Skuadra favorite për ta fituar titullin në Shqipëri, Partizani i Tiranës ka vazhduar me përforcime.

Kryeqytetasit kanë arritur marrëveshje me mbrojtësin shtatlartë nga Kosova, Lum Rexhepi.

26-vjeçari deri më tani ka qenë pjesë e skuadrës finlandeze Kups, ku nuk ka vazhduar kontratën.

E nga dita e sotme Rexhepi i është bashkuar klubit shqiptar në Antalya të Turqisë.

Këtë transferim të Rexhepit tek gjiganti shqiptar e ka mundësuar menaxheri i ri nga Prishtina, Armend Kelmendi.

Lum Rexhepi tanimë është bashkuar me klubin shqiptar në fazën përgatitore në Antalya dhe pritet të luaj në miqësoren që Partizani e zhvillon ndaj Dinamo Zagrebit.

Ferizajasi më parë ka qenë pjesë e Përfaqësueses së Kosovës, por që në kohën e fundit nuk është ftuar nga përzgjedhësi Bernard Challandes.

Rexhepi ka nënshkruar kontratë me Partizanin deri në fund të stinorit por me opsion të vazhdimit edhe për një vit tjetër.

Gjatë karrierës së tij, ka luajtur për Klubi 04, FC Honka, Lillestrom, HJK Helsinki, Go Ahead Eagles e Kups. /Telegrafi/

Exit mobile version