Telegrafi

Mbrojtësi i harruar ka pesë vite në Liverpool, ai nuk ka luajtur ende asnjë ndeshje me klubin anglez

Liverpool solli Anderson Arroyo në verën e vitit 2018, si njëri nga talentët me premtues të futbollit.

Mbrojtësi, i cili si 19-vjeçar i bëri përshtypje skautëve të klubit anglez duke luajtur për kombëtaren e re kolumbiane, mbërriti nga Fortaleza.

Megjithatë, ai ende nuk ka luajtur për ekipin e parë apo rezervë të Liverpoolit. Mediat angleze thonë se problemi është se ai nuk mund të marrë leje pune.

Me kalimin e viteve, Liverpool e dërgoi atë në huazim te Gent, Mlada Boleslav dhe klubet spanjolle Mallorca, Salamanca, Mirandes dhe Alaves.

Verën e kaluar ai u largua për në Andorra, e cila garon në divizionin e dytë të Spanjës dhe për të cilën bëri tetë paraqitje.

Sipas Transfermarkt, kontrata e Arroyos me klubin e Liverpoolit zgjat deri në vitin 2025.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Liverpool

Një faqe interneti e specializuar për vlerat e futbollistëve e vlerëson atë në 800 mijë euro. Arroyo nuk ka luajtur për përzgjedhjen A të Kolumbisë, por ka dy paraqitje për ekipin U-23. /Telegrafi/