Telegrafi

Mbrojtësi i Barcelonës do t’i bashkohet Valencias

Martin Montoya thuhet se ka lënë kampin para-sezonal të Barcelonës për të përfunduar një transferim të lirë në Valencia.

Sipas Marca, Barça ka rënë dakord për të përfunduar kontratën e Montoyas, me mbrojtësin e djathtë që tani udhëton në Valencia në vend të Dublinit, ku Blaugranat do të përballen me Celticun në një miqësore të shtunën.

25-vjeçari, i cili u huazua për sezonin e kaluar te Inter dhe Real Betis, do të kryej fillimisht një test mjekësor para se të vënë nënshkrimin mbi letër.

Lexo po ashtu Barcelona dëshiron t’i bëjë nder Valencias pas transferimit të Gomesit

Pavarësisht bashkimit me skuadrën e Barcelonës në Ishullin britanik, Montoya u largua nga seancat e fundit të trajnimit me kërkesë të trajnerit, Luis Enrique.

Ndryshe, mbrojtësi spanjoll asnjëherë nuk i ka përmbushur pritshmëritë e gjigantit katalunas. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Transferimet