Site icon Telegrafi

Mbretin Charles e nervozon stilolapsi derisa nënshkruan dokumentin, i rrjedh ngjyra në dorë

Një stilolaps ia prishi paksa disponimin Mbretit Charles, vetëm pak orë pasi u bë monarku i ri që u prit me ngrohtësi nga qytetarët në Belfast.

Mbreti Chalres po qëndronte ulur brenda kështjellës Hillsborough në Irlandën e Veriut, derisa po nënshkruante një dokument – dhe ishte pikërisht stilolapsi që e bëri nervoz.

Derisa po e nënshkruante dokumentin, në një moment pyet një punonjës nëse ishte 12 shtatori, por ai e përmirësoi duke i thënë se është 13, transmeton Telegrafi.

Me një dozë humori tha se dokumentin e nënshkroi me datë të gabuar dhe vazhdoi, derisa në një moment u pa i nervozuar duke e dorëzuar stilolapsin dhe duke thënë se ngjyra i kishte rrjedhur në tërë shuplakën e dorës.

Që kur është zgjedhur Mbret, Charles dukej paksa i tensionuar në disa situata ku kamerat e televizioneve i regjistruan ato. /Telegrafi/

Exit mobile version