Një protestë prej rreth 100 personash e organizuar nga grupi antimonarkist “Republic” po zhvillohet jashtë barrierave që të dërgojnë në sheshin Trafalgar.
Një protestues, Dave Hope, u pa duke mbajtur një tabelë që shkruante, “Mbreti i vetëm i mirë është një Burger King”.
Protestuesit dëgjohen duke bërtitur “nuk është mbreti im”, raporton skynews.
Ndryshe, ata nuk po lejohen të kalojnë barrierat dhe të hyjnë në sheshin Trafalgar. /Telegrafi/